KRYEMINISTRI HARADINAJ VIZITON KOMPANINË PESTOVA – VIPA CHIPS
2019
Në kuadër të vizitës në kompanitë e suksesshme të vendit, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka paralajmëruar të vizitoj kompaninë Pestova –Vipa Chips, raporton Gazeta Online Veriu.info.
VESELI: PATRIOTË BASHKËKOHORË JANË PRODHUESIT, ATA QË PO HAPIN VENDE TË REJA TË PUNËS
2018
Në shënimin e Ditës së patates në Pestovë të Vushtrrisë, ku përveç fermerëve morën dhe drejtuesve të pushtetit lokal, morën pjesë edhe ministri i bujqësisë Nenad Rikalo dhe kryetari i Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli, ky i fundit ka lavdëruar bujqit e vushtrrias që po bëjnë shumë për ekonominë e vendit, raporton Gazeta online Veriu.info.
Me gjithë deficitin e madh tregtar që ka Kosova, Veseli tha se Kompania Pestova po tregon sukses të madh duke eksportuar produktet e saja në 4 vende të Bashkimit Evropian, që është një storie suksesi që duhet të merret shembull.
Ndërsa kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri tha se bujqit e vyeshëm të Vushtrrisë meritojnë përkrahje shumë m të madhe jo vetëm nga Komuna por edhe nga Ministria e bujqësisë. Duke theksuar se prodhimtaria e patates është një ndër punët më të rënda në bujqësi, Tahiri ka bërë thirrje që paratë publike që janë për subvensione në bujqësi të mbështesin shumë më shumë fermerët e vyeshëm vushtrrias, e në veçanti prodhuesit e patates.
Ministri i bujqësisë Nenad Rikallo ka folur për mbështetjen që po jep ministria e bujqësisë për kultivuesit e patates, ndërsa për Pestovën tha se është kompani që me shumë sukses ka arritur që ta bëjë shumë të njohur brendin e saj jo vetëm në Kosovë por edhe në tregun ndërkombëtar.
BIZNESMEN E POLITIKAN NGA IOWA E SHBA-SË VIZITOJNË KOMPANINË ‘PESTOVA’
2018
Biznesmen nga shteti i Iowa i SHBA-së, kryetari i qytetit Norwalk Tom Philips dhe anëtarë të Këshillit të atij qyteti, sot kanë vizituar kompaninë ‘Pestova’ që merret me kultivimin e patateve dhe përpunimin e tyre, me të cilat përveç tregut kosovar eksporton edhe jashtë vendit, raporton portali Veriu.info.
‘Patatja është i vetmi produkt me të cilin Vushtrria dhe Kosova në përgjithësi i plotëson plotësisht nevojat për konsum vendor por edhe eksportohet jashtë vendit, duke përfshirë edhe vendet e Bashkimit Evropian’, ka thënë, Agran Halimi menaxher i prodhimit, cilësisë dhe sigurisë së ushqimit në kompaninë ‘Pestova – Vipa Çips’.
Nga ana tjetër biznesmen e politikan nga shteti Iowa i SHBA, e cila është shumë e njohur për bujqësi të zhvilluara dhe ferma shumë të mëdha, janë interesuar për procesin e kultivimit të patates por edhe përpunimin e saj në produkte tjera.
KOMISIONI PËR SIGURI NACIONALE NGA PARLAMENTI I ZIVCRËS I PËRBËRË NGA 15 ANËTARË, 11 PREJ TË CILËVE JANË PËRFAQËSUES TË PARTIVE TË NDRYSHME POLITIKE NGA ZVICRA, KANË VIZITUAR KOMPANINË PESTOVA
2018
Delegacion, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, kanë vizituar repartet për prodhimin dhe përpunimin e patates ne Kompanine “Pestova shpk”.
Me këtë rast delegacioni i lartë zviceran, u informua për procesin e prodhimit dhe afarizmin e kompanise, e cila tashmë me produktet e saja është prezente si ne tregun regjional po ashtu edhe në ate europian.
Përfaqësuesja e delegacionit, Corina Eichenberger, u nda shumë e kënaqur me punën e kompanisë “Pestova”, ku theksoi së produktet e provuara janë të një cilësie të njejtë me ato të Zvicrës. Ajo tha se prania e KFROR-it në Komunën e Vushtrrisë është e rëndësishme dhe uroi institucionet komunale që në të ardhmën të kenë më shumë fabrika. Zvicra ka mbështetur dhe vazhdon ta mbështesë Kosovën në gjitha sferat, si në aspektin ekonomik ashtu edhe ne fuqizimin e demokracisë.
NË FSHATIN PESTOVË TË VUSHTRRISË U SHËNUA DITA E PATATES MINISTRI KRASNIQI: KULTIVIMI I PATATES NË VUSHTRRI SHEMBULL EDHE PËR KULTURAT TJERA BUJQËSORE NË KOSOVË
2016
Në vlugun e punës së nxjerrjes së patates, fermerë, përfaqësues të Ministrisë së bujqësisë, pushtetit lokal dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare e vendore që mbështesin bujqësinë, sot në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, në ambientet e Kompanisë Pestova-Vipa Chips, kanë marrë pjesë në manifestimin tashmë tradicional Dita e patates.
Po ashtu edhe nënkryetari i Komunës Dibran Perçuku, tha se bujqësia është degë shumë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe punësimin në Vushtrri dhe në gjithë Kosovën. Ai ka thënë se si asnjëherë më parë, prodhuesit bujqësor këtë vit janë mbështetur nga institucionet qendrore dhe lokale.
Në manifestimin kushtuar kultivimit të kulturës së patates, Avni Kastrati zëvendësministër i Ministrisë së tregtisë dhe industrisë, pataten e ka vlerësuar, kulturë shumë të rëndësishme për ekonominë jo vetëm të Vushtrrisë. Para fermerëve të vyeshëm kosovar, prezantimin e rezultateve testuese të varieteteve të reja që janë testuar në arat e Kompanisë “Pestova”, e ka bërë Arton Bekolli nga Instituti Bujqësor i Pejës.
Nga ana tjetër përveç të arriturave të kultivuesve të patates në Kosovë, si rritja e cilësisë së patates dhe prodhimi me shumë sukses i farës po ashtu shumë cilësore të patates, Bedri Kasumi, pronar i Kompanisë “Pestova”, si përfaqësues kryesor i fermerëve që merren me kultivimin dhe përpunimin e patates në Kosovë, i pat dy kërkesa për institucionet e shtetit. Sigurimi i kulturave bujqësore që kultivohen në fushë të hapur dhe rritja e sipërfaqes së tokës nën sistemin e ujitjes janë dy kërkesat e fermerëve, duke përfshirë edhe kultivuesit e patates, ka deklaruar Kasumi. Ai po ashtu ka vlerësuar se këtë vit bankat komerciale kanë ofruar kredi me kushte më të favorshme për bujqësinë.
Ky vit është cilësuar vit shumë i mbarë për kultivuesit e patates pasi që edhe rendimentet janë shumë të kënaqshme, rreth 35 tonë për hektarë. Në Vushtrri këtë vit është vlerësuar se me patate kanë qenë të mbjella rreth 2 mijë hektarë me patate nga rreth 6500 deri në 7000 mijë sa vlerësohet se kanë qenë të mbjella në gjithë Kosovën.
PESTOVA MERR PJESË NË PANAIRIN E PRODUKTEVE BUJQËSORE DHE AGROINDUSTRIALE “PRISHTINA 2016”
2016
Nga data 28 Shtator deri më 01 Tetor të vitit 2016, është organizuar Panairi i Produkteve Bujqësore dhe Agroindustriale “Prishtina 2016”, ku Kompania ‘Pestova’ ishte e pranishme me produktet e saj. Shtandi i Kompanisë Pesotva është vizituar nga kryeministri z. Isa Mustafa, kryetari i parlamentit të Kosovës z. Kadri Veseli dhe Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z. Memli Krasniqi, me ç’rast këta të fundit kanë pasur mundësinë që për se afërmi t’i shohin dhe shijojnë produket tona si dhe të informohen në lidhje me ecurinë e punëve rreth përpunimit të këtyre produkteve.
U ORGANIZUA EDICIONI I 17-TË I PANAIRIT TË PËRGJITHSHËM NDËRKOMBËTAR “PRISHTINA 2016”
2016
Nga data 20-23 Prill 2016, është organizuar edicioni i 17-të I Panairit të Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2016” ku kompania Pestova ishte prezente me produktet e saj.
Panairi është mbajtur në Qendrën e Panaireve, në fshati Bërnicë, Magjistralja Prishtinë– Mitrovicë dhe është organiziuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Edhe vizitorët e pranishëm kanë pasur mundësinë që ti shijojnë produket e brendit “ VIPA”
Pjesëmarrjen në organizime te tilla ne e konsiderojmë një mundësi shtesë dhe shumë të mirë për prezantimin e produkeve tona.
KRYEMINISTRI MUSTAFA VIZITOI KOMPANINË PESTOVA
2016
Kryeministri Mustafa, i shoqëruar nga ministri i financave Abdullah Hoti, ai i zhvillimit ekonomik Blerand Stavileci, i bujqësisë Memli Krasniqi, zëvendësministri Kurtan Kajtazi dhe kryetari i Vushtrrisë Bajram Mulaku, sot ka qëndruar për vizitë në Kompaninë Pestova, ku nga afër janë njoftuar me punën që po bëhen në kompani.
Kompania Pestova është kompani mjaftë serioze, e cila me produktet e saja cilësore ka arritur që me shumë sukses të depërtoj në tregun vendor dhe atë të jashtëm, është shembull ka thënë kryeministri Mustafa, në kompaninë Pestova. Ai tha se bashkë me ministrat e linjës, po vizitojmë kompanitë duke u informuar për punën por edhe sfidat që ato kanë, në mënyrë që qeverisa e Kosovës, të ofrojë mbështetje dhe të jetë në shërbim të bizneseve.
Edhe ministri i bujqësisë Memli Krasniqi, ka folur për politikat e qeverisë së Kosovës që po vazhdon në mbështetje direkte të prodhuesve por edhe përpunuesve bujqësor. Ndërsa, pronari i kompanisë Pestova, Bedri Kasumi, vlersoj politikat e qeverisë për lehtësimin e punës së bizneseve prodhuese, siç është lirimi nga TVSH-ja në lëndën e parë.
Por nga kryeministri Mustafa, Kosumi ka kërkuar që qeverisa e Kosovës të krijoj kushte të favorshme që prodhuesit bujqësor në Kosovë të jenë konkurrent me prodhuesit tjerë të vendeve të rajonit.
Por nga kryeministri Mustafa, Kosumi ka kërkuar që qeverisa e Kosovës të krijoj kushte të favorshme që prodhuesit bujqësor në Kosovë të jenë konkurrent me prodhuesit tjerë të vendeve të rajonit.
SHËNOHET DITA E PATATES NË KOMPANINË “PESTOVA”
09.10.2015
Në Kompaninë “Pestova”, është shënuar dita e patates, një manifestim ky i organizuar nga ana e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me komunën e Vushtrrisë dhe Kompaninë “Pestova”. Kjo ditë tashmë, është shndërruar në një festë tradicionale dhe shënohet me rastin e vjeljes së patates dhe kulturave tjera.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Memli Krasniqi, tha se patatja paraqet një ndër kulturat më të rëndësishme bujqësore për vet faktin se është ndër të vetmet me të cilat Kosova i përmbush nevojat e konsumit në tregun tonë vendorë dhe që është arritur të eksportohet jashtë vendit.
Kurse, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Shkëlqesia e tij z. Qemal Minxhozi, tha se përveç sportit Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë më shumë për fitore në ekonomi.
Nga ana tjetër, nikoqiri i kësaj ngjarjeje dhe pronari i Kompanisë “Pestova”, Bedri Kosumi, i cili foli për suksesin e fermerëve dhe të patates në përgjithësi, deklaroi se në këtë vit kualiteti i patates është shumë më i mirë se i viteve të kaluara.
Vetëm në Komunën e Vushtrrisë për këtë vit kanë qenë të mbjella rreth 1,500 hektarë tokë me patate nga 5,000 hektarë sa kanë qenë gjithsej me patate në tërë Kosovën.
DELEGACIONI I BANKËS BOTËRORE QËNDROI SOT NË PESTOVË
10.08.2015
Delegacioni i Bankës Botërore i udhëhequr nga zonja Ethel Sennhauser, Udhëheqëse Globale për Bujqësi në Bankën Botërore, ka bërë një vizitë në Kompaninë “Pestova” e cila për së afërmi është njoftuar me ecurinë e implementimit të granteve të ndara nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Ky delegacion u nda i kënaqur me ecurinë e zhvillimit të projekteve.
KOMPANIA PESTOVA PJESËMARRËSE NË PANAIRIN “PRISHTINA 2015”
29.04.2015
Në mesin e shumë vizitorëve të pranishëm në standin e “VIPA Chips” në kuadër të edicionit të pesëmbëdhjetë të Panairit të Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2015” ishin Presidentja e shtetit të Kosovës, zonja. Atifete Jahjaga si dhe kryeministri z. Isa Mustafa, Panairi “Prishtina 2015” u hap të mërkurën më 29 prill deri të shtunë më 2 maj të vitit 2015, në Qendrën e Panaireve në fshatin Shkabaj në periferi të Prishtinës. Njëri ndër qëllimet kryesore të këtij panairi është që të afroj sa më afër bizneset me njëra-tjetrën, po ashtu edhe me konsumatorët. Në këtë panair pjesëmarrës ishin kompanitë vendore dhe ndërkombëtare të cilat prezantuan produktet e tyre në fusha të ndryshme të prodhimit.
PESTOVA MERR ÇMIMIN KRIJUESIT E SHEKULLIT, ÇMIMI SPECIAL PËR ZHVILLIMIN E IDEVE, INOVACIONIT DHE INVESTIMIT NË NDËRMARRËSI NË EVROPËN JUGLINDORE, DUBROVNIK – KROACI 2015
22.04.2012
Anëtarët e Komitetit Ndërkombëtar të Pavarur për çmime dhe zhvillimin e ndërmarrësisë në Evropën Juglindore, i përbërë nga ekspertë të ekonomisë, marketingut, menaxhimit dhe ndërmarrësisë, vizituan Kompaninë Pestova dhe me këtë rast dorëzuan çmimin special “Krijuesit e Shekullit”. Gjatë ceremonisë së dhënies së këtij çmimi, në këtë vizitë të pranishëm ishin edhe zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, z. Avni Kastrati, zonja Besa Zogaj-Gashi zëvendësministre e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Bajram Mulaku si dhe fermer ko-operues të Kompanisë “Pestova”.
DELEGACIONI SUEDEZ VIZITOI KOMPANINË PESTOVA
16.04.2015
Delegacioni nga Komuna Växjö e Suedisë gjatë një vizite zyrtare në Komunën e Vushtrrisë, të shoqëruar nga nënkryetari i Komunës, Dibran Përcuku dhe zyrtarë të tjerë komunal, vizituan Kompaninë Pestova. Delegacioni suedez u informua nga drejtuesit e Pestovës për veprimtarinë, sukseset dhe synimet zhvillimore të kësaj kompanie që tashmë është bërë shembull i një agrobiznesi të suksesshëm, kurse para dy vjetëve inauguroi projektin e ri për përmirësimin e ruajtjes dhe të përpunimit të patates, një projekt që ishte financuar nga grantet e Komisionit Evropian. Me këtë projekt, janë rritur kapacitetet e kompanisë dhe është shtuar besueshmëria e produkteve në treg.
DELEGACIONI I BANKËS BOTËRORE QËNDROI NË PESTOVË
27.03.2015
Një delegacion i Bankës Botërore në krye me Steven N. Schonberger, gjatë qëndrimit të tyre për një vizitë në Pestovë, kanë bërë monitorimin e grandeve nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhënë Kompanisë Pestova. Delkegacioni në fjalë u nda i kënaqur me ecurinë e zhvillimit të projektit.
MINISTRI I BUJQËSISË SË SHQIPËRISË, Z. EDMOND PANARITI VIZITON PESTOVËN
15.01.2015
Ministri i Bujqësisë së Shqipërisë, z. Edmond Panariti i shoqëruar nga Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi dhe Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Bajram Mulaku kanë vizituar Kompaninë “Pestova”. Temë diskutimi në këtë takim ishte bashkëpunimi rreth kultivimit të patates në mes të Komunës së Vushtrrisë dhe asaj të Shishtavecit.
NË PESTOVË SHËNOHET DITA E PATATES
02.10. 2014
Ambasadori holandez: Kosova ka potenciale të prodhimit të farës së patates për tregun e jashtëm.
Në kompaninë Pestova, është mbajtur manifestimin i Ditës së patates që ka mbledhur ambasadorë, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare që merren me përkrahje të zhvillimit të bujqësisë, drejtues të institucioneve lokale dhe fermerë që merren me kultivimin e patates.
Krahas punës së madhe që bëhet nga fermerët, Mulaku ka përmendur edhe vështirësitë me të cilat po përballen ata. “Këtë vit kushtet atmosferike nuk ishin të favorshme për pataten e as për pemë e perime. Ne në Vushtrri, gjatë muajit prill, atëherë kur pothuajse kishte përfunduar mbjellja e patates, patëm vërshime, me ç’rast u dëmtuan rreth 500 hektarë tokë e mbjellë me patate. Vlerësimet e bëra vetëm për dëmet e shkaktuara në këtë rast, në mbjellje të patates, te ne silleshin rreth 1.5 milion Euro”, ka thënë ai.
Me qëllim të rritjes së mirëqenies ekonomike për familjet, por edhe punësimit, Mulaku tha se Komuna ka paraparë rritjen e investimeve në bujqësi, ku nga buxheti komunal do të investohen 330 mijë Euro.
Po ashtu, edhe ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi, tha se pret që bujqit e Shishtavecit të Shqipërisë të përfitojnë nga përvoja vushtrriase në kultivimin e patates dhe farës së saj. Në këtë ceremoni kanë folur edhe ambasadorja turke Songyl Ozan, Isuf Cikaqi, nga MBPZHR-ja Mark Wood nga programi USAID Noa.
Ditën e patates, kryetari i Komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku e ka quajtur një festë të vërtetë në Vushtrri, kur bëhet mbledhja e bereqetit të patates të punës një vjeçare që bëjnë bujqit.
Ndërkaq pronari i Kompanisë Pestova, Bedri Kosumi, përveç sukseseve të fermerëve foli edhe për sfidat që ata kanë. Ai ka kërkuar nga Bankat komerciale në Kosovë që ti japin më shumë mbështetje financimi, me kushte më të mira projekteve në bujqësi. Kosumi po ashtu ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë që të punojnë në harmonizimin e legjislacionit që e bënë të mundshëm bashkëpunimin më të mirë mes prodhimeve bujqësore të dy vendeve.
PESTOVËS I NDAHET ÇMIMI LIDER INOVATIV NË BIZNESIN BOTËROR “THE BIZZ 2014”
11.05.2014
Kompania Pestova ka bërë promovimin e cmimit “Kompania inspiruese dhe Lider inovativ në biznesin botëror”, të ndarë ditë më parë nga Konfederata botërore e bizneseve, “The Bizz 2014”, me seli në Teksas të SHBA-ve.
Me këtë çmim prestigjioz ndërkombëtarë, kompania “Pestova” ka dhënë shembullin më të mirë se si punohet, dhe shembullin më të mirë për Kosovën në arenën botërore. Ky çmim nuk i dedikohet vetëm Pestovës, por edhe per Vushtrrinë dhe gjithë Kosovën në përgjithësi. Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në promovim.
Thaçi ka vlerësuar se pas këtij vlerësimi ndërkombëtarë, Pestova do të arrij suksese më të mëdha.
Ndërkaq pronari i kompanisë Pestova, Bedri Kosumi, tha se çmime kompania Pestova ka marr edhe në të kaluarën, por ky çmim i ndarë nga Konfederata botërore e Bizneseve, me seli në Teksas të SHBA-ve është i veçantë.
Z. Kosumi shtoji se këtë çmim në radhë të parë ia dedikon fermerëve, si dhe stafit të kompanisë.
KOMPANIA PESTOVA MERR PJESË NË PANAIRIN E PËRGJITHSHËM 2014
30.04.2014
Nga data 30 Prill – 03 Maj 2014, është organizuar Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2014” ku kompania Pestova ishte prezente me produktet e saj.
Panairi është mbajtur në Qendrën e Panaireve, në fshati Bërnicë, Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë dhe është organiziuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës
Vizitorët e pranishëm e kanë pasur mundësin që ti shohin dhe shijojnë produkete e Vipas si dhe të informohen për përpunimin e këtyre produkteve.
Pjesëmarrjen në organizime te tilla ne e konsiderojmë një mundësi shumë të mirë për prezantimin e produkeve tona.
DREJTORESHA E PËRGJITHSHME E DOGANAVE TË SHQIPËRISË, ELISA SPIROPALI, E SHOQËRUAR NGA HOMOLOGU I SAJ KOSOVAR LULZIM RAFUNA, SOT KANË QËNDRUAR PËR VIZITË NË KOMPANINË PESTOVA NË VUSHTRRI
11.04.2014
Pas vizitës së zhvilluar në Kompaninë për kultivimin dhe përpunimin e produkteve të patates, VIPA – Pestova, Drejtoresha e Doganave shqiptare, tha se me vizitën në Pestovë dëshiron ti njoh nga afër problemetdhe kërkesat doganore që kanë prodhuesit kosovar që eksportojnë në Shqipëri. Duke vlerësuar vullnetin politik të qeverive të dy vendeve për lehtësimin e shkëmbimit tregtar mes dy vendeve, Spiropali vizita në Pestovë ka karakter informues për problemet konkrete që kanë kompanitë lidhur me procedurat doganore. “Ne po punojmë në shkurtimin dhe lehtësimin e procedurave doganore mes dy vendeve dhe nuk do të ketë barriera artificiale sa i përket doganave”, ka thënë drejtoresha e doganave shqiptare, Elisa Spiropali. Barrierat mes dy vendeve duhet të vijnë duke u shuar dhe kufiri të mos shërbejë si një pengesë, ka deklaruar ajo.
Ndërkaq pronari i kompanisë Pestova, Bedri Kosumi, tha se me ndërtimin e infrastrukturës rrugore mundësitë e plasimit të produkteve në Shqipëri janë rritur dhe se kompania e tij ka rritur eksportin, por ai ka thënë se procedurat e qarkullimit të mallrave mund të jenë shumë më të lehta dhe të shkurtra. Duke ju referuar pengesave që kishin në të kaluarën, prodhuesit e produkteve bujqësore për të eksportuar në Shqipëri, Kosumi tha se dëshiron që ato ti takojnë së kaluarës, ngase sipas tij nga ato pengesa nuk ka pas fitues por vetëm humbës.
Edhe drejtori i Odës ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, ka thënë se është e rëndësishme që vullneti politik i qeverive të dy vendeve, tashmë të përkthehet në bashkëpunim konkret, e të mos mbetet vetëm në nivel deklarativ. Deklaratat patriotike mes dy vendeve, tash duhet të reflektohen në hapa konkret në lehtësimin dhe heqjen e barrierave doganore që ekzistojnë mes dy vendeve, ka deklaruar Gërxhaliu.
PESTOVA SHPËRBLEHET ME ÇMIMIN E PARË PËR VITIN 2013
Në ceremoninë përmbyllëse të projektit “Ditët e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm” për vitin 2013 të organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, kompania Pestova u shpërblye me vendin e pare si kompania më konkurrente për vitin 2013. Bedri Kasumi nga kompania “Pestova” tha se “Ky çmim nuk do të thotë privilegj për ne, por gjithsesi një përgjegjësi që në të ardhmen të jemi edhe më të mirë”.
MINISTRIA E TREGTISË E KA SHPËRBLYER KOMPANIN PESTOVA ME CMIMIN E PARË PËR NMV-NË
Ministria e Tregtisë e ka shpërblyer Kompanin Pestova me cmimin e parë për NMV-në më konkurrente në rajonin Mitrovicë për vitin 2013.
Ky është viti I dytë me radhë që kompania Pestova shpërblehet me vendin e parë.
Vlerësimi për ndërmarrjet me performancën më të mirë është përgatitur në kuadër të “Ditëve të Biznesit të Vogël 2012”, që është platformë në kuadër të MTI-së për të fuqizuar dialogun publiko-privat. Ndërmarrjet vlerësohenpër kontributin e tyre në mirëqenie, punësim, teknologji, inovacion dhe përgjegjësi ndaj shoqërisë gjatë vitit 2011.
PESTOVA MERR PJESË NË PANAIRIN E PRODUKTEVE BUJQËSORE 2013
03.10.2013
Oda Ekonomike e Kosovës dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në Sallen nje Tetori është organizuar Panairi i Produkteve Bujqësore ku komapnia Pestova ka qene prezente me produktet e saja.
Vizitorët e pranishëm e kanë pasur mundësin që ti shohin dhe shijojnë produkete e Vipas si dhe të informohen për përpunimin e këtyre produkteve.
Pjesëmarrjen në panaire ne e konsiderojmë një mundësi shumë të mirë për prezantimin e produkeve tona.
TË HËNËN NË FSHATIN PESTOVË ËSHTË SHËNUAR DITA E PATATES
01.10.2013
Në praninë e Kryeminstri t ë Kosovës z. Hashim Thaqi, zëvendës ministres njëherit edhe Ministre e Tregëtisë dhe Industrisë znj. Mimoza Kusari Lila, Ministri I Bujqësis, Pylltarisë dhe Zhvillmit Rural z.Blerant Stavileci, Kryetari I komunës së Vushtrrisë z.Bajram Mulaku, ambasadori I Shqipërisë në Kosovë z.Islam Lauka, përfaqësues të Bashkimit Evropian, USAID- it, përfaqësues të Bankave Komerciale, fermerë të shumtë etj u manifestua dita e patates në hapësirat e Kompanisë “Pestova”.
Ky manifestim tashmë tradicional u organizua nga Komuna e Vushtrrisë, Ministria e Bujqesisë, Pylltarisë dhe Zhvillmit Rural si dhe është përkrahur nga kompania “Vipa Chips” në Pestovë.
Me këtë rast, kryeministri Thaçi theksoi rëndësinë që ka zhvillimi i sektorit të bujqësisë në ekonominë e Kosovës, dhe i garantoi të gjithë fermerët se do ta kenë mbështetjen e plotë të Qeverisë së Kosovës përmes lehtësirave, granteve dhe subvencioneve për bizneset e ndryshme në këtë sektor.
Këtë sektor e konsiderojmë si motor të zhvillimit ekonomik dhe në këtë drejtim, rol thelbësor janë duke luajtur edhe agrobizneset vendore anekënd vendit tonë si një ndër më të suksesshmet që është edhe kompania “Pestova””, ka thënë kryeministri Thaçi.
Gjithashtu, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila, ka bërë me dije se marrëveshja e tregtisë së lirë me Turqinë do të ndikoj në bujqësinë e Kosovës. Ajo ka thënë se produktet bujqësore kosovare do të mbrohen për 10 vitet e ardhshme deri sa të arrihet marrëveshja në Parlamentin e Kosovës dhe në Parlamentin e Turqisë që Kosova të ketë qasje në një treg prej 74 milionësh
Në anën tjetër, ambasadori shqiptar në Kosovë, Islam Lauka pohoi se tani është koha që të largohen të gjitha procedurat burokratike që po pengojnë tregtinë e të dyja vendeve.
Filluar me një sipërfaqe prej dy hektarësh patate, sot kompania “Pestova” është e njohur në Evropë për kualitetin e prodhimeve të saj dhe sukseset e shumta që e kanë përcjellë këtë kompani gjatë viteve të rritjes.
Në ditën e patates, drejtori i kompanisë, Bedri Kosumi, thekson se suksesi i “Pestova”-s i takon edhe bujqve, të cilët me kultivimin e patates me një kualitet të lartë, “Pestova”-n e kanë ngritur në nivelin e sukseseve të saj. “Suksesi nuk na takon vetëm neve si kompani. Bashkëpunimi është çelës i suksesit dhe ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë me të gjithë ata që merren me prodhimin e patateve në vendin tonë, duke filluar që nga bujku e deri të institucionet lokale e qendrore dhe donatorët që operojnë në Kosovë”, thekson Kosumi.
Pas manifestimit, Thaçi, bashkë me Stavilecin dhe pronarin e kompanisë “Pestova”, Bedri Kosumi, vizituan hapësirat e mbjella me patate në Pestovë të Vushtrrisë.
ÇMIMI PËR ARRITJE NË KUALITET ESQR’S, LONDËR 2013
26.07.2013
Kualiteti i produkteve të Pestovës u dëshmua edhe ndërkombetarisht ku kompania Pestova e morri cmimin për arritje në kualitet “ESQR’S 2013”, nga Shoqata Evropiane për Hulumtimin e Cilësisë në Londër.
Zëvendëskryeministrja e njëkohësisht ministrja e Tregtisë dhe industrisë Mimoza Kusari-Lila, vlerësoi se arritja e këtij çmimi për kualitet në Londër është një arritje e madhe jo vetëm për Pestovën por edhe për Kosovën në përgjithësi. “Jemi në fazën kur institucionet dhe prodhuesit e Republikës së Kosovës duhet të fokusohen në përmirësimin e kualitetit të prodhimeve. Ky është momenti kur vlerësohet kualiteti. Mundi edhe angazhimi i Bedri Kosumit është shpërblyer. Shpresojmë të kemi më shumë storie suksesi si kjo e VIPA Pestovës”, ka thënë ajo.
Edhe kryetari i komunës Bajram Mulaku, tha se rezultatet e Pestovës nuk janë befasuese, sepse ne e njohim Bedriun si një bujk që e kryen me shumë përkushtim punën e tij. Pestova është model, se si kultivohen kulturat bujqësore, ka thënë ai.
Ndërsa, sipas Bedri Kosumit, pronar i kompanisë “Pestova”, ky çmim tregon se agrobizneset në Kosovë prodhojnë produkte kualitative dhe sipas tij kualiteti i tyre po njihet edhe ndërkombëtarisht. “Tash bujqësia dhe bujqit janë në qendër të vëmendjes dhe është e vërtetë që institucionet me përkrahjen e tyre kanë filluar t’i lëvizin gjërat në drejtim pozitiv, por ne nuk guxojmë të kënaqemi me të arriturat e deritashme dhe nuk guxojmë të ndalemi.
Në emër të Odës ekonomike amerikane, Arian Zeka drejtor ekzekutiv i ka ndarë kompanisë Pestova mirënjohje.
Ndryshe, në këtë prezantim i cili u mbajt në Prishtinë kanë marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, kryetari i OEAK-ut, Arian Zeka, si dhe përfaqësues të shumtë të bizneseve dhe agrobizneseve.
AMBASADORJA AMERIKANE NË KOSOVË ZONJA TRACEY JACOBSON VIZITOI PESTOVËN DHE SHPREHU KËNAQËSINË PËR TË ARRITURAT E KOMPANISË
17.01.2013
Pestova sot pati nderin dhe kënaqësinë që ta prese në vizitë Ambasadoren Amerikane në Kosovë, znj. Tracey Jacobson dhe stafin e saj bashkë me kryetarin e komunës së Vushtrrisë z. Bajram Mulaku. Në këtë vizite znj. Jacobson u njoftua për të arriturat, sfidat si dhe planet e kompanisë.
PESTOVA PRET NË VIZITË KRYETARIN E ALEANCËS PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS
21.12.2012
Z. Ramush Hardinaj dhe anëtarët e kryesisë së AAK-së vizituan sot Pestovën,dhe u njoftuan me punën ndhe progresin e kompanisë.
ZËVENDËSKRYEMINISTRJA DHE MINISTRJA E TREGTISË DHE INDUSTRISË, MIMOZA KUSARI – LILA
NDAU MIRËNJOHJE KOMPANISË PESTOVA PËR KONTRIBUTIN E DHËNË NË EKSPORT
06.12.2012
Në Prishtinë, përmes një ceremonie u shpërblyen bizneset më konkurrente të vitit, eksportuesit më të suksesshëm, dhe idetë më të mira të biznesit.
Zëvendëskryeministrja dhe ministrjae Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila I ndau mirënjohje Kompanisë Pestova për kontributin e dhënë në Eksport.
KUVENDI KOMUNAL I VUSHTRRISË I JEP MIRËNJOHJE PESTOVËS, VENDIN E PARË SI FERMERI MË DALLUAR NË KULTIVIMIN E PATATES
26.11.2012
Vushrriaështë e njohur tradicionalisht për prodhimin e patates në Kosovë.
Në vitin 2012 për herë të parë ndahet çmimi si fermeri më i dalluar në kultivim të kësaj kulture.
MINISTRIA E TREGTISË DHE INDUSTRISË NË BASHKËPUNIM ME KOMISIONIN EVROPIAN SHPËRBLEU KOMPANINË “PESTOVA” ME ÇMIMIN E KOMPANISË MË KONKURRENTE NË RAJONIN EKONOMIK TË VERIUT
22.11.2012
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) shpërbleu të enjten në Mitrovicë kompaninë “Pestova ” me çmimin e kompanisë më konkurrente në rajonin ekonomik të veriut. Vlerësimi për ndërmarrjet me performancën më të mirë është përgatitur në kuadër të “Ditëve të Biznesit të Vogël 2012”, që është platformë në kuadër të MTI-së për të fuqizuar dialogun publiko-privat. Ndërmarrjet vlerësohenpër kontributin e tyre në mirëqenie, punësim, teknologji, inovacion dhe përgjegjësi ndaj shoqërisë gjatë vitit 2011.
PESTOVA MODERNIZON DHE RRIT KAPACITETET PËR RUAJTJEN E PATATES
13.10.2011
Pestova inauguron projektin e ri për përmirësimin e ruajtjes dhe përpunimit të patates, i cili është financuar nëpërmjet granteve edhe nga Komisioni Evropian.
Kjo është një storie e suksesit të përbashkët dhe tani ka kushte shumë më të mira për përpunimin dhe procesimin e patateve. Tani kemi pajisje shumë më bashkëkohore për futjen dhe nxjerrjen e patateve nga depoja dhe për ventilimin dhe ruajtjen e tyre në një kohë më të gjatë meqë kjo ka qenë pika më e dobët e kompanisë.
Ministri i BPZHR-së, Blerand Stavileci, ka deklaruar se grantet e Komisionit Evropian, të cilat për herë të parë janë akorduar në vitin e kaluar janë modelet më të frytshme për bujqësinë kosovare.
Përfaqësuesi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Christof Stock, ka theksuar se ky investim, përveç që do të ndikojë në rritjen e kapaciteteve të kompanisë, do të ndikojë edhe në rritjen e besueshmërisë në produktet e prodhuesve kosovarë.
KRYETARI I KOMUNËS SË VUSHTRRISË BAJRAM MULAKU I NDANË MIRËNJOHJE KOMPANISË “PESTOVA” SI THEMELUES I ‘DITËS SË PATATES’
08.10.2012
Nga ky vit manifestimi ‘Dita e Patates’ me vendim të Kuvendit Komunal po mbahet nën patronazhin e Komunës së Vushtrrisë. Kryetari i komunës Bajram Mulaku ka ndarë mirënjohje për Bedri Kasumin.
PESTOVËS IU NDA ÇMIMI HARKU I EVROPËS, NË FRANKFURT TË GJERMANISË PËR KUALITET DHE ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM
11.05.2012
Në ceremoninë e organizuar në Prishtinë nga Oda ekonomike e Kosovës dhe kompania Pestova, për të festuar marrjen e këtij çmimi, kanë marr pjesë përfaqësues të Institucioneve të Kosovës, përfaqësuese të misioneve diplomatike ndërkombëtare në Kosovë si dhe fermerë të shumtë.
Kjo certifikatë si çmim mirënjohës për cilësi dhe kualitet nga “Arch of Europe”, nuk i takon vetëm Pestovës, por në radhë të parë ai i takon fermerëve, pushtetit lokal, partnerëve afaristë, qeverisë lokale dhe asaj qendrore por edhe mediave. Po ashtu, ky çmim i takon edhe donatorëve USAID-it dhe komisionit Evropian të cilët kanë mbështetur Pestovën në ngritjen e cilësisë së produkteve por edhe përmes granteve në zhvillim.
Nga Asociacioni Evropian Iniciativa për Udhëzime Biznesore apo Afariste, në qytetin e Frankfurtit në Gjermani, kompania Pestova është shpërblyer me certifikatën “Arch of Europe”, në kategorinë e Artë në mesin e 117 ndërmarrjeve nga mbarë Bota.
PESTOVA MERR MIRËNJOHJE PËR KONTRIBUTIN E MADH NË PRODHIMIN DHE PËRPUNIMIN E PATATES
08.07.2011
Pestova ka pranuar nga Oda Ekonomike e Kosovës mirënjohje për kontributin e madh në prodhimin e përpunimin e patates
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës është shprehur se “si prodhues dhe përpunues më i madh i patates cilësore në vend; që në kompaninë e tij ka arritur ti punësoj mbi 100 punëtorë dhe të mbjellë 300ha sipërfaqe me patate si dhe kompani e cila në prodhimtarin e saj ka arritur të bëjë transferim të teknologjisë, Oda Ekonomike e Kosovës i ndanë mirënjohje pronarit të kësaj Kompanie, z. Bedri Kosumi”.
Kryetari i Komunës ka thënë të ndjehej mirë për vlerësimin që i është bërë punës së Pestovës, si prodhuesi dhe përpunuesi më i madh nacional i patates. “Kjo kompani është shembull i punës dhe suksesit edhe për prodhuesit tjerë” ka thënë z. Mulaku. Vetë pronari i kompanisë “Pestova”
Pronari, Bedri Kosumi, ka falënderuare Odën Ekonomike për mirënjohjen e ndarë gjersa për mbështetje në fusha të caktuara ka falënderuar MBZHR si dhe pushtetin lokal. “Ky sukses nuk i takon vetëm kompanisë që unë drejtojë por të gjithë fermerëve të këtij regjioni, ko-operues me kompaninë”.
MINISTRI STAVILECI VIZITOI NDËRMARRJEN PRODHUESE “PESTOVA” NË KOMUNËN E VUSHTRRISË
30.10.2010
Ministri i MBPZHR-së z.Blerand Stavileci, me qëllim të përcjelljes së ecurisë së punës për së afërmi, sot (më 30 korrik) ishte për vizitë në ndërmarrjen “Pestova”në fshatin Pestovë të komunës së Vushtrrisë. Ndërmarrja “Pestova” ka traditë në kultivimin dhe përpunimin e patates, si dhe eksporton patate në disa vende të rajonit. Ministri Stavileci, tha se tani jemi në vazhdën e vizitave në terren dhe së bashku me prodhuesit dhe përpunuesit e ndryshëm të kulturave bujqësore, jemi duke i trajtuar dhe analizuar problemet e ndryshme dhe si rrjedhojë,t’i adresojmë në vendin e duhur dhe sa më shpejt që të jetë e mundurt’ju gjejmë edhe zgjidhje. E dimë që ekziston një numër i madh problemesh por nuk janë të patejkalueshme, shtoi më tej ministri Stavileci, në këtë kontekst, përveç ngritjes së përkrahjes institucionale ka rëndësi të veçantë të ngritet edhe vetëdijesimi për rëndësinë e punimit të tokës, përfundoi ai.
KRYEMINISTRI THAÇI DHE MULAKU VIZITOJNË KOMPANINË PESTOVA
08.10.2010
Pestova pati nderin dhe kënaqësinë që ta pres sot në vizitë, Kryeministrin e Kosovës, z. Hashim Thaçin.
Duke e vlerësuar kompaninë Pestova si një model për Kosovën dhe për rajonin, i shoqëruar nga kryetari i komunës Bajram Mulaku dhe ministri i bujqësisë Blerand Stavileci, gjatë vizitës që bëri ai është shprehur se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që ta vazhdojë partneritetin me komunitetin e biznesit. “Jemi të përkushtuar për mbështetjen e komunitetit të biznesit, për hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen e mirëqenies sociale për ndërtimin e një shteti sovran por edhe të zhvilluar”, deklaroi Thaçi.
Ministri i bujqësisë Blerand Stavileci gjatë kësaj vizite ka paralajmëruar edhe investimet që do ti bëjë qeveria sa i përket rritjes së kapaciteteve të ujitjes së tokave të bukës në Vushtrri. “Në bashkëpunim me komunën, vitin e ardhshëm ne do të realizojmë një projekt nga skema e investimeve kapitale për zgjerimin e kapaciteteve të ujitjes në Vushtrri, edhe me 1000 hektarë tjerë”, ka paralajmëruar ministri Stavileci.
Ndërkaq pronari i kompanisë, Bedri Kosumi në takimin që ka zhvilluar me kryeministrin Thaçi, ka kërkuar që sa më parë të hiqen barrierat aktuale, për të pasur lehtësira në plasmanin e patates në tregun e Shqipërisë.
PESTOVA SHPALLET TOP NDËRMARRJE PËR VITIN 2009
16.12. 2009
Pestova shpallet Top ndërmarrje (ndërmarrja më e suksesshme) nga Ministria e Industrisë dhe Ekonomisë, si dhe agjencisë për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla.
Projekti “Top Ndërmarrja” tash e gjashtë vite po dëshmon se është bërë një mozaik i inspirimeve të ndërmarrjeve anekënd Kosovës për t’i përmirësuar parametrat e suksesit të tyre afarist duke përmbushur më përpikëri të gjitha obligimet që dalin nga rregulloret ligjore në fuqi.
Pestova, duke arritur pika të shumta në përmbushjen e kritereve dhe parametrave u zgjodh si një ndër top ndërmarrjet nga juria profesionale e përbërë nga një elitë e ekspertëve vendorë dhe të huaj.
KOMANDANTI I KFOR-IT, GJENERALI DE MARNHAC VIZITOI PESTOVËN
30.06.2008
Komandanti i KFOR-it gjenerali De Marnhac i shoqëruar edhe nga ministri i bujqësisë Idriz Vehapi, kanë vizituar kompaninë për kultivimin dhe përpunimin e patateve “Pestova”. Nga pronari i kësaj kompanie Bedri Kosumi, ata janë njoftuar lidhur me gjendjen si dhe punën që po bëhet aty, ata kanë vizituar linjën e prodhimit të Vipa Chips-it si dhe kanë bërë vizitë në fushat demonstruese të kultivimit të patates si dhe kulturave tjera bujqësore të misrit dhe grurit. Përveç informimit lidhur me punën që bëhet në këtë kompani, gjatë kësaj vizite ka dalë edhe iniciativa për zgjerimin e kapaciteteve të ujitjes në një pjesë të fushës mbi rrugën magjistrale, gjegjësisht renovimin e disa gypave të sistemit të ujitjes të cilët kalojnë brenda bazës së KFOR- it në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë.
Ndërkaq, lidhur me subvencionimin e shpenzimeve të naftës për fushatën e korrje- shirjeve të grurit, ministri i bujqësisë tha se qeveria do ta subvencionoj atë fushatë gjithsesi. “Subvencionimi i fushatës së korrje-shirjeve për naftë nga ana e qeverisë është punë e kryer vetëm se tani jemi në fazën përfundimtare të formës se si do të realizohet ky subvencionim”, është shprehur ministri Vehapi.
Pronari i kompanisë Pestova Bedri Kosumi, tha se shpreson që komandanti i KFOR-it por edhe ministri i Bujqësisë të jenë ndarë të kënaqur nga vizita dhe puna që bëhet këtu.
MINISTRI I BUJQËSISË IDRIZ VEHAPI ISHTE NË VIZITË NË PESTOVË
26.06.2008
Ministri i bujqësisë Idriz Vehapi ishte në vizitë në Pestovë dhe u njoh për së afërmi me të arriturat dhe planet e kompanisë. Minsitri Vehapi deklaroi se në të ardhmen Bujqësia në Kosovë do të jetë prioritet i qeverise dhe do të zë vendin që e meriton. Bujqësia në një të ardhme të afërt do të jetë një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të Kosovës.
PRESIDENTI I KOSOVËS FATMIR SEJDIU VIZITON PESTOVËN
09.05.2008
Presidenti i Kosovës, z. Fatmir Sejdiu dhe një delegacion i Aleancës Kosovare të Biznesit vizituan Pestovën dhe u njoftuan me procesin e punës në Pestovë.
KRYEMINISTRI I KOSOVËS PËRUROI LINJËN E RE TË PRODHIMIT TË “VIPA CHIPS-IT” NË PESTOVË
12.10.2007
Në vizitën e tij të dytë në kompaninë Pestova, si kryeministër i vendit, i pari i Qeverisë së Kosovës, Agim Çeku, me rastin e përurimit të linjës së re të “Vipa Chips-it” të enjten në Vushtrri ka thënë se kjo fabrikë dëshmon se Kosova ka rritje ekonomike, dhe se ka progres. Në këtë ceremoni, e cila është mbajtur me rastin e Ditës së Patates, e cila tashmë është bërë tradicionale, në Kompaninë Pestova, përveç nivelit më të lartë qeveritar, kanë marrë pjesë edhe drejtues të pushtetit lokal, biznesmenë, drejtues të bankave të vendit etj. Pestova është vërtetë një shembull i mirë, një shembull të cilin unë gjithmonë si kryeministër e marr shembull për biznese të suksesshme kur bisedoj për bujqësinë dhe potencialin bujqësor të Kosovës me faktorët ndërkombëtarë.
Me rastin e këtij përurimi kryeministri Çeku u ka bërë thirrje fermerëve që t’i kthehen bujqësisë dhe të orientohen në prodhime që janë të nevojshme në Kosovë, por edhe në tregun ndërkombëtar. Kosova, tha ai, ka një potencial shumë të madh në bujqësi, është një sektor i cili viteve të fundit, fatkeqësisht, është lënë anash nga vetë fermerët. Megjithëse ka pranuar se qeveria nuk ka mundur ta stimulojë bujqësinë dhe produktet bujqësore, i pari i Qeverisë së vendit u ka thënë fermerëve Vushtrrias se vullneti dhe gatishmëria nuk i ka munguar e as nuk do t’i mungojë në të ardhmen. Ndërkaq zëvendësministri i bujqësisë, Tomë Hajdaraj, tha se përvoja e kompanisë Pestova po dëshmon se Kosova dhe fermerët e saj duan, dinë dhe mund të punojnë dhe jetojnë nga djersa e tyre. Hajdaraj tha se në Kosovë kultivohen me patate rreth 10 mijë hektarë.
Me rastin e Ditës tashmë tradicionale të Patates si dhe instalimit të kapacitetit të ri të “Vipa Chips-it”, në këtë ceremoni ka folur edhe përfaqësuesi i Kompanisë “Agrico”, Jan Marinussen, kompani kjo holandeze më e njohura për farëra të patates në botë, pastaj Oliver Wait, përfaqësues i Raiffeisen Bank në Kosovë, e cila ka kredituar linjën e re të “Vipa Chips-it” si dhe komandanti i TFSHV-së të KFOR-it l Olivier Jumelet (Xhymlet).
Ndërkaq pronari dhe njëkohësisht menaxheri i kompanisë, Bedri Kosumi, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur në rritjen dhe zhvillimin e kompanisë së tij, e veçanërisht Raiffesien Bankën, e cila ka kredituar zgjerimin e kapaciteteve.
LIDERI I PDK-së HASHIM THAÇI VIZITON KOMPANINË “PESTOVA”
25.05.2007
Thaçi u shpreh të jetë i mahnitur me punën që po bëhet nga fermerët në prodhimtarinë bujqësore në Vushtrri, veçanërisht në kultivimin dhe përpunimin e patates me ç’rast e ka përgëzuar pronarin e Kompanisë Pestova z. Bedri Kasumi i shoqëruar në këtë takim edhe nga nënkryetari Hajredin Kuçi dhe nga Sylë Sylanaj, përgjegjës për bujqësi në Kabinetin e qeverisjes së mirë në PDK.
Pronari i “Pestovës” z. Bedri Kasumi, e ka vlerësuar si iniciativë të mirë gatishmërinë e kryetarit të PDK-së z.Hashim Thaçi që të takoj prodhuesit dhe përpunuesit bujqësor. “Mendoj se iniciativat e tilla janë të mirëseardhura, duhet të jenë edhe më të shpeshta, të vizitohen prodhuesit dhe përpunuesit bujqësor dhe të shihet se me çfarë probleme janë duke u ballafaquar ata.
Thaçi në Vushtrri, tha se zhvillimi i bujqësisë, blegtorisë por edhe zhvillimit rural janë prioriteti më i madh për Kosovën.
NJË DELEGACION I EURO-PARLAMENTARËVE I KRYESUAR NGA DORIS PACK VIZITOJNË PESTOVËN
23.02.2006
Kompania “Pestova”, e cila merret me prodhimtarinë e patateve, patatinave dhe pomfritit, ka pritur dje në një vizitë 18 euro-parlamentarë nga Strasburgu, të shoqëruar nga zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë dhe të kryesuar nga euro-deputetja Doris Pack, e cila ka thënë se Bashkimi Evropian është duke i kushtuar një rëndësi të veçantë agrikulturës apo bujqësisë. Sipas euro-deputetes Pack, lypset një punë e madhe për të zhvilluar ekonominë, por kjo nuk është e paarritshme.
“Mendojë se është një fabrikë e mrekullueshme dhe ata kanë zgjedhur që të punojnë, dhe kjo mund të funksionojë me pak ndihmë dhe jam shumë e kënaqur me atë që shoh këtu”, ka thënë Pack. Sipas saj, Parlamenti Evropian, është veçanërisht shumë i fokusuar në agrikulturë dhe në zhvillimin rural.
Ajo ka thënë se problemet politike që i pengojnë edhe fermerët janë evidente, por sipas saj edhe kështu mund të gjendet një hapësirë për të punuar.
“Zgjidhja e statusit të Kosovës do të duhej të ndikonte që prodhuesit kosovarë të jenë të barabartë me fermerët tjerë në rajon. Kjo është një situatë e panatyrshme dhe besoj se do të kalohen këto probleme me zgjidhjen e statusit. Por, edhe në këtë mes duhet të gjenden mundësi, dhe kjo është e arritshme duke u nisur që nga shembulli i këtij fermeri”, tha Pack pas vizitës në fabrikën e patatinave në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.
Euro-deputetët fillimisht kanë zhvilluar një takim njohës me përfaqësuesit e kompanisë për të parë nga afër zhvillimin e saj dhe mbështetjen e Agjencisë Evropiane për Rindërtim (AER).
Doris Pack është interesuar se si e ka filluar veprimtarinë Bedri Kosumi, pronari i “Pestovës”, që prodhon patatinat “Vipa” dhe disa produkte të tjera patatesh, pengesat që ai ka pasur gjatë viteve ’90 dhe mënyrën se si ka rifilluar në vitin 1999.
Ajo gjithashtu është interesuar nëse kjo kompani ka bashkëpunim me fermerët edhe jashtë Vushtrrisë dhe fermerët nga pakicat. “Me të gjithë ata që jetojnë këtu kemi bashkëpunim, sepse patatja nuk ka nacionalitet”. është përgjigjur pronari Bedri Kosumi. Ai ka thënë se pas një pune të gjatë është arritur që patatet të eksportohen. “Normalisht se nuk jemi plotësisht të kënaqur. Kemi disa probleme siç është rryma, por mendoj se jemi në rrugë të mirë që të jemi përpunues të suksesshëm nëse punojmë kështu, sepse të gjitha këto rezultate janë arritur pas luftës”, tha Kosumi. “Ne shpresojmë se në të ardhmen do të kemi kushte më të mira, ose së paku të barabarta me prodhuesit jashtë Kosovës që shesin prodhimet e tyre në Kosovë”, theksoi fermeri Kosumi.
Ndërkaq, zëvendësministri i Bujqësisë, Tomë Hajdaraj, ka vlerësuar se bujqësia është në një rrugë të mirë, edhe pse këtë reputacion po e krijon me forcat e veta. “Prania e këtyre njerëzve nga Parlamenti Evropian, lë për të kuptuar se ky hap është inkurajues për të gjithë fermerët”, shtoi Hajdaraj.