Hapja e tregut botëror, mundësi dhe përgjegjësi për kompaninë

Teknologjia bashkëkohore dhe cilësia e lëndës së parë faktorë të zhvillimit afatgjatë.

Pestova — Nëse flitet për patate

Historiku i Kompanisë

Kompania fillimisht vepron si ekonomi familjare. Nga viti 1991 vepron si biznes i regjistruar. Në periudhën 10 vjeçare kompania ballafaqohet me pasojat e luftës. Nga viti 2000 filloi rindërtimi i biznesit nga e para, me një vizion të qartë për zhvillim afatgjatë.

Partneritetet strategjike me kompanitë dhe institucionet financiare ka qenë shtyllë e rritjes së kompanisë. Bashkëpunimi me prodhuesin holandez Agrico për furnizimin me farë cilësore, si dhe partneriteti aksionar me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, kanë forcuar zinxhirin e furnizimit, bashkëpunimin me fermerët vendorë dhe ka mundësuar ngritjen e kapaciteteve të para përpunuese të patates në vitin 2004. Sot, Pestova operon me teknologji të avancuar për përpunimin e patates në çips, duke garantuar cilësi të qëndrueshme, efikasitet të lartë dhe kontroll të plotë të procesit të prodhimit.

Produktet prodhohen nën brendin VIPA dhe përmbushin standardet ndërkombëtare të sigurisë ushqimore dhe cilësisë. Përveç tregut vendor, çipsi VIPA eksportohet në 26 vende në Evropë dhe Amerikë, duke e pozicionuar kompaninë si një prodhues konkurrues në tregjet ndërkombëtare.

Për Çfarë Qëndrojmë

Bashkëpunimi me Komunitetin e Fermerëve

Kompania bashkëpunon me fermerët lokalë në bazë të kontratave afatgjata. Ofron mbështetje në inpute bujqësore dhe këshilla për kultivimin e patates. Nuk jemi vetëm një kompani çipsi. Jemi punëdhënës, fqinjë, dhe anëtarë krenarë të historisë së Kosovës.

Transparencë e Plotë

Kompania jonë aktivitetin e vet e zhvillon në zonë rurale të Komunës së Vushtrrisë, me traditë të gjatë të prodhimit të patates. Jemi të përkushtuar për mbrojtjen e mjedisit, në veçanti të tokës bujqësore dhe pastrimit të ujërave të zeza nga procesi i përpunimit të patates.

Cilësi pa Kompromis

Produktet tona prodhohen me përputhje të plotë me standarde ndërkombëtare të prodhimit të patates dhe të përpunimit të produkteve ushqimore. Jemi të përkushtuar ndaj cilësisë dhe sigurisë.